Liverpooli ka arritur të fitojë me rikthim ndaj Crystal Palace me rezultat 4-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.
Skuadra e Jurgen Klopp ka marrë edhe fitoren e dytë me radhë në Ligën Premier, duke mbajtur kështu epërsinë plus shtatë pikë me Man Cityn.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Mohamed Salah (47′, 75′), Roberto Firmino (53′) dhe Sadio Mane (90+) për Reds, ndërsa për Palace shënuan Andros Townsend (34′), James Tomkins (65′) dhe Max Meyer (90+).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje triler ishte pikërisht shënuesi i dy golave, egjiptiani Salah, i cili u vlerësua me notë 8.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e mysafirëve Julian Speroni që u notua me 5.5.
Liverpool:
Crystal Palace:
/Telegrafi/