Liverpooli ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.
Ekipi i Jurgen Klopp ka marrë fitoren e radhës në Ligën Premier, duke fituar pa vështirësi ndaj Southamtonit dhe duke i qëndruar si hije liderit Chelsea.
Golat në këtë fitore të Reds u shënuan nga Diogo Jota (2’, 32’), Thiago Alcantara (37’) dhe Virgil Van Dijk (52’).
Lojtari më i dalluar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi portugez, Jota, i cili pas dy golave të shënuar u notua me 8.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin Alex McCarthy që u vlerësua me notë 5.7.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili pati një paraqitje të mirë në nivel personal duke u notuar me 6.4.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/