Telegrafi

Liverpool 4-0 Crystal Palace, notat e lojtarëve

Liverpool - Crystal Palace (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka shënuar fitore të thellë ndaj Crystal Palace me rezultat 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ligën Premier.

Ekipi i Jurgen Klopp i është kthyer fitoreve në kampionat dhe tani pret një gabim nga Manchester City në udhëtim te Chelsea për t’u shpallur kampion i Anglisë për këtë sezon.

Golat në këtë fitore të Reds i shënuan Trent Alexander-Arnold (23’), Mohamed Salah (44’), Fabinho (55’) dhe Sadio Mane (69’).

Lexo po ashtu Liverpooli merr një fitore me aromë titulli ndaj Crystal Palace, pret gabimin e Cityt për t’u shpallur kampion i Anglisë

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori brazilian, Fabinho, i cili u vlerësua me notë 9.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për dyshen e Palace, Wayne Hennessey dhe James McCarthy që u notuan me 5.6.

Liverpool:

Crystal Palace:

/Telegrafi/