Liverpooli ka shënuar fitore të thellë ndaj Crystal Palace me rezultat 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ligën Premier.
Ekipi i Jurgen Klopp i është kthyer fitoreve në kampionat dhe tani pret një gabim nga Manchester City në udhëtim te Chelsea për t’u shpallur kampion i Anglisë për këtë sezon.
Golat në këtë fitore të Reds i shënuan Trent Alexander-Arnold (23’), Mohamed Salah (44’), Fabinho (55’) dhe Sadio Mane (69’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori brazilian, Fabinho, i cili u vlerësua me notë 9.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për dyshen e Palace, Wayne Hennessey dhe James McCarthy që u notuan me 5.6.
Liverpool:
Crystal Palace:
/Telegrafi/