Liverpooli ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Southamptoni.
Reds kanë vazhduar serinë e qind për qind pasi kanë arritur të marrin edhe fitoren e gjashtë radhazi nga po kaq javë të zhvilluara në Ligën Premier.
Fitorja e skuadrës së Jurgen Klopp erdhi pas golave të shënuara nga Wesley Hoedt (OG, 10′), Joel Matip (21′) dhe Mohamed Salah (45′).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte mbrojtësi Matip, i cili u vlerësua me notë 8.7, ndërsa nota më e ulët shkoi për Mario Lemina që u notua me 5.9.
Në këtë ndeshje për 45 minuta luajti edhe sulmuesi me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili pati paraqitje të lartë dhe u vlerësua me notë 7.1. /Telegrafi/
Liverpool:
Southampton: