Liverpool ka fituar kundër Huddersfield me rezultat 3-0 në Ligën Premier.
Golat për Reds i shënuan Daniel Sturridge (50’), Roerto Firmino (58’) dhe Georginio Wijnaldum (75’).
Më i miri në këtë takim ishte James Milner, i cili asistoi te goli i dytë dhe bëri një paraqitjet të mirë.
Përveç anglezit dhe golashënuesve paraqitje të mirë arritën të bëjnë Joe Gomez dhe Jordan Henderson.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Jurgen Klopp është ndaj West Hamit. /Telegrafi/