Liverpooli ka arritur të fitojë me përmbysje 2-1 ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Ligën Premier.
Reds kanë arritur t’i rikthehet menjëherë fitores pas barazimit në ndeshjen e fundit ndaj Manchester United, duke mposhtur me rikthim Spurs.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Jordan Henderson (52′) dhe Mohamed Salah (75′) për vendasit, ndërsa Harry Kane (1′) për mysafirët.
Lojtari më i vlerësuar në këtë takim ishte portieri i Tottenhamit, Paulo Gazzaniga, i cili pas disa pritjeve vendimtare u notua me 8.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë takim shkoi për mbrojtësin Serge Aurier që u vlerësua me notë 5.7.
Liverpool:
Tottenham:
/Telegrafi/