Telegrafi

Liverpool 2-1 Tottenham, notat e lojtarëve: Firmino e Salah shkëlqejnë në fitoren e The Reds

Liverpool ka marrë një fitore të madhe në derbin e javës në Angli.

The Reds kanë triumfuar ndaj Tottenham Hotspur në Anfield me rezultat të ngushtë 2-1.

Mohamed Salah dhe Roberto Firmino realizuan golat për vendasit, teksa Heung-Min Son për mysafirët.

Pikërisht dy sulmuesit që realizuan gola për vendasit patën edhe notat më të larta në këtë sfidë.

Me paraqitje të mirë u dalluan edhe Andy Robertson si dhe mbrojtësit Fabinho e Williams.

Ndërkohë te mysafirët më i dalluari ishte portieri Hugo Lloris që bëri disa pritje fantastike. /Telegrafi/