Liverpooli ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Sheffield Unitedin në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Ligën Premier.
Reds i janë kthyer fitores në kampionat, pasi kanë mposhtur Sheffield Unitedin pas humbjes nga Aston Villa dhe barazimit ndaj Evertonit.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Roberto Firmino (41’) dhe Diego Jota (64’) për vendasit, ndërsa Sander Berge (13’) për mysafirët.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi i mysafirëve, Oliver McBurnie, i cili u notua me 7.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Takumi Minamino që u vlerësua me notë 6.0.
Liverpool:
Sheffield Utd:
/Telegrafi/