Liverpooli ka marrë një fitore me shumë vuajtje ndaj Newcastle United 2-1.
The Reds kanë arritur të shënojnë golin e fitores në minutën e 98-të.
Roberto Firimino dhe Fabio Carvalho shënuan për vendasit me Mohamed Salah që shkëlqeu me dy asistime, derisa Alexander Isak ishte realizatori i golit për mysafirët.
Pikërisht sulmuesi egjiptian Mohamed Salah ishte lojtari me notën më të lartë 7,9, derisa paraqitje të mirë patën edhe Roberto Firmino e Virgil Van Dijk.
Te skuadra mysafire nota më e lartë ishte për Matt Targett, derisa ajo më e ulëta për mbrojtësin Dan Burn. /Telegrafi/