Telegrafi

Liverpool 2-0 Watford, notat e lojtarëve: Salah më i miri, paraqitje solide nga Shaqiri

Xherdan Shaqiri. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Liverpooli ka shënuar një fitore tjetër në Ligën Premier, e teta me radhë.

The Reds kanë triumfuar para tifozëve të vet përballë Watfordit të fundit në tabelë.

Mohamed Salah ishte më i miri në këtë sfidë falë edhe dy golave të shënuar.

Liverpool. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Paraqitje të mirë patën edhe mbrojtësit Gomez e Van Dijk si dhe dyshja sulmuese Mane e Firmino.

Ndërkohë Xherdan Shaqiri që luajti 70 minuta pati një paraqitje solide në këtë sfidë.

Te Watfordi lojtarët me notën më të ulët në këtë takim ishin dyshja Etienne Capoue dhe Mariappa. /Telegrafi/