Liverpooli ka fituar në shtëpi me rezultat 2-0 ndaj Midtjyllandit në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Golat për The Reds i shënuan Diogo Jota dhe Mohamed Salah nga penalltia.
Liverpooli ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 8.81, derisa Mditjyllandi u vlerësua me 6.14.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Jota që shënoi golin e parë e që u notua me 7.9.
Xherdan Shaqiri kishte një paraqitje solide dhe mori notën 6.7.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte portieri mysafir Mikkel Andersen me vlerësimin 5.6.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/