Site icon Telegrafi

Liverpool 2-0 Burnley, notat e lojtarëve: Alexander-Arnold më i miri në ndeshje

Liverpool (Foto: Premier League)

Liverpooli ka marrë një tjetër fitore, të dytën në po aq ndeshje në edicionin e ri të Ligës Premier.

Skuadra e drejtuar nga trajneri gjerman Jurgen Klopp ka triumfuar përballë Burnleyt me rezultat të pastër 2-0.

Dy sulmuesit, Diogo Jota dhe Sadio Mane ishin realizuesit e golave për The Reds në këtë takim.

Por lojtari me notën më të lartë në këtë sfidë ishte mbrojtësi i djathtë Trent Alexander-Arnold (8.6), që edhe asistoi tek goli i dytë.

Me notë të lartë u vlerësua edhe portieri Alisson Becker si dhe treshja e sulmit, Jota, Mane e Salah.

E nota më e vogël shkoi për mbrojtësin e djathtë të mysafirëve Matthew Lowton. /Telegrafi/

Exit mobile version