Liverpooli ka dështuar në ndeshjen e dytë radhazi që të marrë fitore në Ligën Premier.
Kampioni në fuqi i Anglisë ka lëshuar fitoren nga dora ndaj Newcastle United, kur kanë barazuar 1-1.
Deri në sekondën e fundit Liverpooli ishte duke fituar 1-0 me golin e Mohamed Salah, por në minutën e 96-të, Joseph Willock barazoi për mysafirët.
Gjithsesi nota më e lartë në këtë takim shkoi për mbrojtësin e vendasve, Andy Robertson, derisa paraqitje të mirë patën edhe Roberto Firminio, Thiago Alcantara dhe Sadio Mane.
Tek mysafirët nota më e lartë shkoi për portierin Dubravka që bëri pritje të jashtëzakonshme, ndërsa lartë u vlerësua edhe paraqitja e Murphyt dhe Willock. /Telegrafi/