Liverpooli është mposhtur në shtëpi nga Brightoni me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Ligën Premier.
Reds nuk arritën ta marrin fitoren e tretë radhazi dhe të afrohen edhe më shumë me kreun, pasi u befasuan nga Brightoni.
Goli i vetëm në këtë fitore të mysafirëve erdhi në minutën e 56-të dhe u shënua nga kolumbiani Steven Alzate.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i mysafirëve, Lewis Dunk, i cili u vlerësua me notë 8.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për sulmuesin Mohamed Salah që u notua me 5.8.
Deri në minutën e 64-të në këtë ndeshje luajti edhe shqiptari Xherdan Shaqiri, i cili pati paraqitje pozitive duke u notuar me 6.7.
Notat e lojtarëve:
/Telegrafi/