Telegrafi

Liverpol nënshkruan me të riun King

King, i cili ka qenë lojtar i Rushden që nga mosha 11-vjeçare, ka kaluar në Anfield për një shumë të panjohur, ndërsa “BBC Sport” njofton se ai do t’i nënshtrohet edukimit dyvjeçar te Të Kuqtë duke filluar nga 6 korriku i këtij viti.

Mësohet se një tjetër 16-vjeçar, spanjolli Suso, është pranë kalimit te Liverpooli, i cili ka mposhtur konkurrencën e Real Madridit dhe Barcelonës, për ta sjellë të riun në Anfield.