Brendi anglez me traditë 50 vjecare në tregun e suplementeve Vitabiotics, vazhdimisht punon drejt perfeksionimit dhe zhvillimit të produkteve dhe formulave të saja. Puna e palodhshme në këtë drejtim është ajo çfarë e bën brend lider dhe të besueshëm.
Si pjesë e kësaj strategjie të punës, së fundmi ka bërë edhe ndryshim të vogël në formulën dhe paketimin e produktit Liveril.
Liveril e ka dëshmuar se është produkt shumë efektiv, edhe tek doktorët e farmacistët, por edhe tek përdoruesit e tij. Efektiviteti i tij si produkt e bën shumë të kërkuar në treg.
Risia e fundit është se tani është ribrenduar në Liverel, me ndryshime të vogla në formulë, por që doemos e bëjnë edhe më efektiv, e gjithashtu edhe dizajni i paketimit është ndryshuar paksa.
Tani vie në kuti me 60 tableta, dhe çmim është më i favorshëm.
Liverel është formuluar ashtu që të mbështesë:
Funksion normal të mëlçisë – duke kombinuar ekstraktin e Artiqokës me Kolinë, Glutation dhe ekstrakt Grejpfruti.
Mbrojtje të qelizave – me vitamin C, Zink dhe Selen të cilat i mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ, së bashku me vitamin D i cili kontribuon në funksionim normal të sistemit imunitar.
Lirim të energjisë – Mëlçia shërben edhe si depo e materieve ushqyese të cilat janë burim i energjisë trupore. Furnizon trupin me Tiaminë (Vit. B1) dhe Folate (Vit. B9) të cilat marrin pjesë në metabolizmin e energjisë.
Rekomandohet tek dëmtimet e mëlçisë nga përdorimi kronik i barërave, përdorimi i ushqimeve të yndyrshme, përdorimi i alkoolit e duhanit, përdorimi i anabolikëve dhe barërave antiinflamatore, por edhe si detoks i mëlçisë.
Liverel e gjeni nëpër barnatoret më të frekuentuara të Kosovës, tani me paketim të ri, mirëpo me cilësi të lartë, ashtu siç ka qenë gjithmonë.
Për më shumë info, klikoni KËTU.