Liverpooli ka arritur ta mposht Atletico Madridin me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Një ndeshje që u prit të jetë e fortë, doli të jetë rutinë për Liverpoolin, që fitoren pothuajse e siguroi në pjesën e parë.
Goli i parë erdhi në minutën e 13-të, kur Diogo Jota gjeti rrjetën pas asistimit të Trent Alexander-Arnold për 1-0.
https://twitter.com/25DeMaioDe67/status/1455992492969574401
Në minutën e 21-të, Liverpooli gjeti sërish rrjetën. Ishte Sadio Mane që shënoi për 2-0.
https://twitter.com/5mddbae/status/1455999278598410241
Atletico mbeti me 10 lojtarë kur Felipe u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një ndërhyrje në mesin e fushës.
Mo Salah dhe Jota kishin raste të mira për ta mbyllur ndeshjen në pjesën e parë, por nuk ishin të saktë.
Ahead at the break thanks to strikes from Diogo and Sadio! 👌#UCL | #LIVATM pic.twitter.com/A1iLpcharR
— Liverpool FC (@LFC) November 3, 2021
Në pjesën e dytë Jurgen Klopp menaxhoi mirë ndeshje, duke mos e rrezikuar fitoren.
Jota shënoi gol në minutën e 48-të, por u anulua për pozitë jashtë loje.
https://twitter.com/25DeMaioDe67/status/1456005757590179846
Liverpooli kishte edhe dy raste tjera, por goditjet e Joel Matip dhe Jota nuk u ndalën në rrjetë.
Luis Suarez arriti të shënojë në rikthimin e tij në ‘Anfield’, por goli u anulua nga VAR.
https://twitter.com/25DeMaioDe67/status/1456007901684899847
Deri në fund nuk kishte rast tjera dhe Liverpooli me këtë fitore arrin të kalojë në fazën tjetër, pasi ka tubuar 12 pikë, duke lënë pas Porton me 5 pikë dhe Atletico Madridin me 4 pikë. /Telegrafi/