Telegrafi

Livepooli poston një video fantastike me festën e fansave të tyre pas triumfit në Ligën e Kampionëve – nga Mumbai në Stamboll, plot 36 vende të botës

Kanë kaluar pothuajse tri javë prej Liverpooli e ka fituar Ligën e Kampionëve, ku festa pa dyshim ishte madhe.

Fitoja ndaj Tottenham në Madrid, i ktheu në krye të Evropës, gjashtë herë kampionët.

Një festë e madhe e fansave të Liverpoolit dhe lojtarëve që është triumfi i parë nën drejtimin e Jurgen Klopp.

Klubi sot ka postuar një video të fansave nga 36 vende të ndryshme të botës, ku shihej festa pas golave dhe ngritjes së trofeut.

Nga Bandung (Indonezia) te Sapporo (Japoni), Stamboll (Turqi) e Kajro  (Egjipt) deri te Atlanta (SHBA), Mumbai (India), fansat e Liverpoolit ishin në festë të çmendur.

Festa ishte thjeshte magjike, ku janë parë video edhe nga kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica.

Edhe në Prishtinë ka pasur organizim nga ‘Kosova Reds’, por që në këtë video nuk janë përfshirë. /Telegrafi/