Telegrafi

Lively në filmin për Freddie Mercuryn

25-vjeçarja do ta portretizojë Mary Austinin, ish-të dashurën e këngëtarit të ndjerë, njofton The Sun.

Çifti ishte i pandashëm në vitet e shtatëdhjeta, derisa Mercury pati një aferë me një mashkull. Megjithatë, ata mbetën miq të mirë deri në vdekjen e rokerit nga AIDS-i në vitin 1991.

Sacha Baron Cohen do ta luajë rolin e Freddie Mercuryt, ndërsa regjisori Tom Hooper do ta drejtojë xhirimin e filmit. /Telegrafi/