Telegrafi

Lively dhe Reynolds bëhen prindër për herë të tretë

Ryan Reynolds dhe Blake Lively (Foto: Steven Ferdman/Getty Images/Guliver)

Blake Lively dhe Ryan Reynolds janë bërë prindër për herë të tretë, ndërsa faqet rozë nuk kanë dhënë detaje lidhur me fëmijën.

Aktorja kishte njoftuar në muajin maj se është në pritje të fëmijës së tretë, mirëpo çifti nuk ka dhënë informacione të tjera lidhur me shtatzëninë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ryan Reynolds

Yjet hollivudiane preferojnë të mbajnë të fshehur jetën e tyre private duke mos i publikuar disa detaje, edhe pse jo gjithçka mund ta mbajnë sekrete.

Blake Lively dhe Ryan Reynolds (Foto: Steven Ferdman/Getty Images/Guliver)

Gjinia e fëmijës së tretë të çiftit nuk është bërë i ditur, ndërsa Lively dhe Reynolds, janë prindër të dy vajza (njëra katërvjeçare, tjetra dyvjeçare).

Blake dhe Ryan janë në lidhje martesore që nga viti 2012, ndërsa para saj, aktori ka qenë i martuar me Scarlett Johansson (2008-2011).

Blake gjithmonë ka thënë se dëshiron familje të madhe me shumë fëmijë. “Do t’i lindja 30 fëmijë, po të mundja”, kishte deklaruar aktorja në një prononcim për Allure në vitin 2012. /Telegrafi/