Presidenti i deritanishëm i SHBA-së, Donald Trump, tashmë është larguar nga Washingtoni, për të shkuar në Florida.
Kjo pasi që periudha e tij në Shtëpi të Bardhë si president ka marrë fund dhe ai nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden, përcjell Telegrafi.
Por një kamion në lëvizje është parkuar në patundshmërinë e tij Mar-a-Lago në Palm Beach.
Joe Budd, presidenti i klubit të tifozëve Trump Club 45 USA, pret që një turmë e madhe e mbështetësve do ta përshëndesin Trump kur Air Force One të zbresë në Palm Beach International.
Ndryshe, në ditën e fundit në detyrë, Donald Trump ka falur ish-këshilltarin e tij Steve Bannon, i cili po përballej me akuza për mashtrim.
Njoftimi erdhi vetëm disa orë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden.
Trump gjithashtu fali për më shumë se 140 të tjerë në orët e tij të fundit në detyrë.
Bannon, i cili ishte një strateg dhe këshilltar kryesor i presidentit Trump gjatë fushatës së tij 2016, u akuzua në gusht të vitit të kaluar për mashtrim rreth një fushate mbledhje fondesh për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë.
Prokurorët thanë se Bannon dhe tre të tjerë mashtruan qindra mijëra donatorë në lidhje me fushatën “Ne Ndërtojmë Murin” e cila mblodhi 25 milionë dollarë. /Telegrafi/