Telegrafi

Seanca e Kuvendit për votimin Buxhetit për vitin 2018 (Video)

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën, ku në rend dite ka votimin e Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Gjatë kësaj jave, Kuvendi nuk ka arritur ta miratojë buxhetin, pasi opozita e ka kundërshtuar buxhetin, ndërsa pozita nuk i ka pasur numrat për ta kaluar atë.

Në seancë janë deputetët e pozitës dhe ndërsa nga opozita janë deputetët e LDK-së, por mungojnë shumica e deputetëve të Levizjes Vetëvendosje.