(E plotësuar) Kryetari i Kuevendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për orën 14:00, shtyhet për orën 16:30.
Deri te shtyrja e seancës ka ardhur pasi në sallën e Kuvendit mungonin depuetetët e koalicionit qverisës dhe ata të PSD-së, si propozuese e Draft-rezolutës për dialog me Serbinë.
Të përkutojmë se me iniciativën e 42 deputetëve të koalicionit qeverisës dhe të Partisë Socialdemokrate, për sot në orën 14:00 ishte thorrure seanca e jashtëzakonshme për të votuar draft-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, që ka të bëjë me parimet dhe udhëheqjen e pjesëmarrjes së Kosovës në dialogun me Serbinë.
Në këtë dokument kërkohet që çdo marrëveshje eventuale me Serbinë të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës, dhe se çështja e kufirit të Kosovës me Serbinë të mos vihet në diskutime.
Dy partitë më të mëdha opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur për këtë rezolutë.
Qeveria ka propozuar që kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj të marrë rolin e kryesuesit të ekipit negociator.