Partia Socialdemokrate mbajti sot një protestë në Prishtinë për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit, pasi sipas kësaj partie kjo marrëveshje është pa mbështetje politike, pa legjitimitet e me shumë kundërshtime popullore.
Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka thënë se Kosova pas kësaj marrëveshje nuk ka marr siguri se do ta njohin pesë vendet anëtare të BE-së, ose ndonjë garanci për anëtarësim në NATO.
PSD gjatë protestës ka hedhur tym para Qeverisë së Kosovës, ndërkaq ka vendosur edhe flamuj të bardhë.
Për mbarëvajtjen e protestës është kujdesur Policia e Kosovës. /Telegrafi/
Përfundon protesta e PSD-së me tym e flamuj të bardhë para Qeverisë
Ka përfunduar protesta e Partisë Socialdemokrate në kundërshtim të marrëveshjes së Ohrit.
Aktivistë të PSD-së kanë hedhur tym para ndërtesës së Qeverisë, ndërsa kanë vendosur edhe flamuj të bardhë.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë i brengosur për dëmet e vërteta të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai tha se Kurti u dorëzua para nevojës për të mbajtur pushtet.
PSD vendos flamuj të bardhë para Qeverisë, Molliqaj: Kurti tani po e donë më shumë pushtetin sesa shtetin
Partia Socialdemokrate ka vendosur tym të zi dhe flamuj të bardhë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë i brengosur për dëmet e vërteta të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai tha se Kurti u dorëzua para dëshirës për të mbajtur pushtet.
“Kurgjo s’ka ndërruar në Kosovë, kurgjo s’ka ndërruar në Serbi që të ndërroj qëndrim Kosova. E vetmja gjë që ka ndërruar është që kryeministri tani po e donë më shumë pushtetin sesa shtetin.
Ai tha më tej se qytetarët e duan Kosovën e lirë, pa dallime, Kosovën e UÇK-së, Kosovën e 17 shkurtit.
Nis protesta e PSD-së
Ka nisur të mbahet protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate e Kosovës.
Protestës po i prijnë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe anëtarë tjerë të kësaj partie.
PSD po proteston kundër marrëveshjes së arritur në Ohër.
Policia bën thirrje për protestë të qetë
Policia e Kosovës në një njoftim për media thekson se me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së paraparë të mbahet sot më datë 25.03.2023 në orën 14:00 në Prishtinë, ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore.
Njoftimi i Policisë vjen pasi ditë më parë Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar një protestë për sot për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit.
Më tej Policia thekson se do të ndërmerr masat e nevojshme preventive, operative policore për të siguruar që mbarëvajtja e protestës të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike dhe në suaza ligjore.
“Sipas procedurave të parapara policia do të merr masa dhe do të shtojë aktivitetet operative para, gjatë dhe pas përfundimit të protestës. Me këtë rast fton qytetarët, pjesëmarrësit në protestë që protesta të zhvillohet e qetë duke respektuar ligjet e vendit dhe që kërkesat e tyre t’i shpalosin në mënyrë demokratike e ligjore”, thuhet në njoftim.