Telegrafi

LIVE: Protestë në mbështetje të Haradinajt (Video)

Në Prishtinë po mbahet protesta gjithëpopullore në mbështetje të ish-kryeministrit, ish-komandantit dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e organizuar nga Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Thirrjes për këtë protestë i janë bashkangjitur edhe një numër i madh i qytetarëve, të cilët po kërkojnë lirimin e pakusht të kreut të AAK-së, Haradinaj.

Haradinaj u arrestua nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 për krime ndaj civilëve serbë.

Gjykata në qytetin Colmar të Francës ka shqiptuar masën e lirimin me kusht derisa Serbia ta bëjë kërkesën zyrtare të ekstradimit.

Më 4 janar, në aeroportin e Baselit, në zonën franceze të Moulhouse, Haradinaj u arrestua nga autoritetet franceze dhe qëndroi një javë në paraburgim.

Ai tashmë gjendet në Strasburg, ku po pret vendimin e gjykatës.