Telegrafi

Mijëra qytetarë protestuan për drejtësi për rastin “Almir” (Foto/Video)

Tani mbahet protestë për rastin e ”Almir Aliut” para Qeverisë së Maqedonisë, nga ora 13:00.

Shumë organizata, parti politike, persona me ndikim në Maqedoni por edhe sektori jo-qeveritar janë në protestën që mbahet tani kundër vendimit të Prokurorisë Publike për të liruar vrasësin e Almir Aliut, djaloshit atëherë katër vjeçar nga Kumanova.

Ky rast ka ndodhur në vitin 2016 ndërsa javën e kaluar gjykata e Kumanovës e liroi nga paraburgimi Boban Iliqin i cili e shkeli voglushin, pas një zënke me babain e këtij të fundit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për këtë rast mbrëmë dorëheqje dha Ministri i drejtësisë, Bilen Saliji pasi e vlerësoi si akt që ka lëkundur besimin e tij dhe të qytetarëve në gjyqësinë e vendit.

Lexo po ashtu Jep dorëheqje Bilen Saliji, Ministër i drejtësisë në Maqedoni (Video)

Telegrafi Maqedoni ju sjell ngjarjet minutë pas minute nga protesta që është organizuar nga qytetarët.