Telegrafi

LIVE: Nis rinumërimi i votave për Dragashin dhe Rahovecin (Video)

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, ka filluar rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit, kurse më pastaj do të procedohet me numërimin e votave me kusht dhe me postë për kryetar të Prishtinës dhe Prizrenit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)  ka bërë të ditur se pas rinumërimit të 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit, do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga këto dy komuna.

Pas përmbylljes së këtyre dy komunave, do të fillojë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe pastaj edhe të atyre për Komunën e Prizrenit.

Pra, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të procedohet sipas kodeve që kanë komunat. /Telegrafi/