Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, ka filluar rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit, kurse më pastaj do të procedohet me numërimin e votave me kusht dhe me postë për kryetar të Prishtinës dhe Prizrenit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se pas rinumërimit të 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit, do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga këto dy komuna.
Pas përmbylljes së këtyre dy komunave, do të fillojë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe pastaj edhe të atyre për Komunën e Prizrenit.
Pra, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të procedohet sipas kodeve që kanë komunat. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Nx2rsLwZ-aY