Site icon Telegrafi

LIVE: Mëngjesi në Turqi – situata është nën kontroll, thotë Kryeministri turk (Video)

Kryeministri turk, Binali Yıldırım ka thënë se situata në Turqi, në një masë të madhe është nën kontroll pas puçit ushtarak.

Sipas Hurriyet, sekretari i agjencisë turke MIT ka thënë po ashtu se situata po kthehet në normalitet pas përpjekjes që u shfaq në ndërtesat kryesore shtetërore dhe ushtarake në Stamboll dhe në kryeqytet, Ankara.

Lexo po ashtu Momentet dramatike nga grushteti në Turqi (Foto)

Po ashtu, transmetuesi shtetëror, TRT, e cila u mor përsipër nga ushtarët, u rimor nga forcat e sigurisë.

Ndiqeni live situatën aktuale në Turqi:

Exit mobile version