Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar mbledhjen plenare, ku pritet të aprovohet orientimi programor i LDK-së, ndryshimet dhe plotësimet e statutit, raporti i punës dhe atij financiar, ndërmjet Kuvendit të shtatë dhe të tetë të LDK-së, si dhe aprovimi i strategjisë së komunikimit të LDK-së.
Kjo mbledhje po mbahet pas tri sesioneve, ku u diskutuan sfidat aktuale të LDK-së, organizimi, veprimi dhe çështjet statutare, por edhe zhvillimi ekonomik, forcimi i shtetit ligjor dhe politika integruese e Kosovës.
Po ashtu, u diskutua edhe strategjia e komunikimit të LDK-së. Të gjitha këto po bëhen pa praninë e mediave. /KP/
https://www.youtube.com/watch?v=14hKYWI-J_I