Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, u mbajt mbledhja komemorative për legjendën e futbollit, Fadil Vokrri.
Mbledhja komemorative u mbajt në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.
Në Kuvend fillimisht janë bërë homazhe nga personalitete të shquara të politikës, sportit dhe të gjitha sferave.
Varrimi i legjendës së futbollit, Fadil Vokrri bëhet në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Dragodan, në ora 17:00.
https://www.youtube.com/watch?v=-k7X8gD0cTw