Lidhja Demokratike e Kosovës mban Kuvendin e Punës. Tanimë kanë filluar të hynë delegatët, kurse nga ora 10:00, pritet të fillojnë punimet.
Donika Gërvallën sigurimi sërish nuk po e lejon të hyjë në objektin ku pritet të mbahet Kuvendi i Punës së LDK-së, me arsyetimin se ajo nuk ka ftesë.
Megjithatë, kryetarja e LDK-së në Gjermani tha se ka ftesën në dorë dhe se po kërkon të lejohet të hyjë.
Vjosa Osmani i ka thënë sigurimit se janë duke e marrë një barrë politik. /KP/