Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtë në shtëpi nga Greqia me rezultat 2-1 në kuadër të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Kosova nuk ka arritur të fitojë, por as të nxjerr barazim në ndeshjen e dytë të grupeve.
Pas barazimit me Moldavinë, Dardanët janë mposhtur nga Greqia në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha që ndodhën para, gjatë dhe pas ndeshjes:
Bernard Berisha: Ishte mesazh për trajnerin, kam vaujtur shumë dy vite
Bernard Berisha ishte shënuesi i vetëm i Kosovës në ndeshje me Greqinë, ndërsa festimi i tij ka qenë për trajnerin Bernard Challandes.
Bernard Berisha që luan te Akhmat Grozny për dy vite nuk ka luajtur për Kosovën në ndeshje zyrtare, duke thënë se ky ishte një mesazh për vuajtjet e tij. Deklarata e tij e plotë…
Bernard Challandes: Kemi bërë shumë gabime, nuk ishte dita jonë – nuk është turp të humbësh nga Greqia
Bernard Challandes ka folur në konferencë pas ndeshjes së humbur të Kosovës ndaj Greqisë.
Përfaqësuesja e Kosovës u mposht me rezultat 1-2 në shtëpi nga Greqia në kuadër të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Pas kësaj humbje ka folur trajneri Challandes, i cili ka mbetur shumë i pakënaqur me humbjen dhe me paraqitjen e lojtarëve. Deklarata e plotë…
Notat e lojtarëve, Kosova 1-2 Greqia
Te Kosova lojtari më i mirë ishte Bernard Berisha i cili është notuar me 7.1.
Paraqitje pak më pozitive kishte Atdhe Nuhiu që u notua me 6.9.
Pjesë tjetër kishin nota të dobëta, ndërsa më së dobëti u paraqit Arbër Zeneli me notën 5.8.
Notat e lojtarëve të Kosovës
Notat e lojtarëve të Greqisë
Mbyllet ndeshja
Mbyllet ndeshja. Kosova pëson me rezultat 2-1.
90+3′ Berisha harkon në zonë, Aliti me kokë, por lartë mbi portë.
90′ Aksion i bukur i Kosovës, Bernard Berisha harkon, por askush nuk arrin ta shtyjë në portë.
87′ Florent Hasani gjuan bukur me të majtën , por goditja ishte qendrore.
GOOOOL!
83′ GOOOOOL! Hadërgjonaj harkon në zonë, portier grushton dhe topi shkon te Bernard Berisha që shënoi gol të bukur me gërshërë.
https://www.youtube.com/watch?v=3o4-235-BcA&feature=emb_title&ab_channel=4%C3%A9l%C5%91eredm%C3%A9nyeklivescore4
78′ Lojë e dobët e Kosovës, nuk po arrin të krijojë.
73′ Përgjumje sërish në mbrojtje, lejojnë që grekët të rrezikojnë me kokë, por për fat topi shkoi jashtë.
70′ Valon Berisha gabon, Koluorois gjuan nga 40 metra, por jashtë.
67′ Bernard Berisha futet bukur në zonë, por vetëm këndore, ku nga aty nuk arritëm të përfitojmë.
60′ Fortsunis del, Masouras futet te Greqia.
59′ Hadërgjonaj harkon në shtyllën e parë, por në duart e portierit Barkas.
58′ Mërgim Vojvoda del, futet Anel Rashkaj.
55′ Besar Halimi del, futet Florent Hasani.
54′ Arbër Zeneli del nga loja, Bernard Berisha futet.
53′ Rast i mirë për Kosovën. Berisha harkon në zonë, Nuhiu nuk e shtyn topin në rrjetë.
51′ Gol! Dimitrios Siovas shënon pasi pranon topin në zonë. Mbrojtja sërish e përgjumur.
GOAAAALLLLLLLLLLLL!!!!
Kosovo 0 – 2 GREECE (51’)
Siovas gets Greece a PRECIOUS 2nd goal and redeems himself from the Slovenia game!!! #KOSGRE
PAMEEEEE!!! pic.twitter.com/5RIFmulYnH
— Super Greek (@TheSuperGreek_) September 6, 2020
47′ Bakasetas gjuan fuqishëm, por për fat tonin, topi shkon pak mbi portë.