Stadiumi “Fadil Vokrri” ishte arena e sfidës së parë kualifikuese të Kosovës në rrugëtimin drejt Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’.
Suedia e Zlatan Ibrahimovicit ishte kundërshtari ynë në sfidën e vlefshme për Grupin B dhe fitoi me rezultat 3-0 përballë Dardanëve.
Derisa për Kosovën ky ishte takimi i parë kualifikues, suedezët e kanë fituar edhe ndeshjen e tyre të parë në grup (1-0 kundër Gjeorgjisë).
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për detajet e sfidës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, Kosovë 0-3 Suedi.
Vlerëso paraqitjen e lojtarëve të Kosovës
Notat e lojtarëve
Situata në Grupin B
Përfundon ndeshja, Kosova 0-3 Suedia
Ka përfunduar ndeshja e para kualifikuese e Kosovës për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’. Dardanët pësuan humbje me 0-3 në “Fadil Vokrri” nga Suedia.
Falë dy asistimeve nga Zlatan Ibrahimovic, shënuan Ludwig Augustinsson (12’) dhe Alexander Isak (35’) në pjesën e parë. Ndërsa në gjysmën e dytë realizoi Sebastian Larsson nga penalltia (70’).
Nuk munguan edhe rastet për skuadrën tonë, mirëpo mungoi konkretizimi.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1376248618043195398
90’+2 Bernard Berisha përjashtohet me kartonin e dytë të verdhë.
90’ Goditje fantastike e Hekuran Kryeziut nga largësia. Por, goditja vole e tij shkoi mbi portë.
86′ Kosova vazhdon tentativat që të shënojë së paku atë që njihet si gol i nderit.
80’ Vazhdon epërsia prej tre golash e Suedisë, po bëhet gjithnjë e më vështirë për Kosovën, kur kemi hyrë në dhjetë minutat e fundit të takimit.
Suedi 3-0 Kosovë
70′ Suedia shënon golin e tretë. Sebastian Larsson realizoi nga pika e bardhë, Ujkani dështoi për pak që ta ndalte topin.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1376266538290937870
69’ Penallti për Suedinë për prekjen e topit me dorë nga Rashica.
68’ Rast i mirë për Suedinë, devijon Ujkani pas goditjes nga Forsberg.
67’ Zlatan Ibrahimovic lëshon fushën. Marcus Berg u inkuadrua në vend të tij.
66’ Në mundësi e mirë e krijuar nga Zeneli, por goditja e Muriqit nuk shkoi drejt portës.
Statistikat pas një ore lojë
59’ Një aksion i ndërtuar nga Rashica, mirëpo harkimin e tij nuk e arriti Muriqi.
55’ Lojtarët tanë nuk po arrijnë që ta kthejnë rrjedhën e lojës në favorin e tyre.
49’ Suedezët e nisin edhe gjysmën e dytë me kërcënime drejt portës së Ujkanit.
Fillon pjesa e dytë
Ka nisur gjysma e dytë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mysafirët shënuan dy gola në pjesën e parë, ashtu që nikoqirët do të tentojnë të rikthehen në fraksionin e dytë.
Statistikat pas pjesës së parë
Përfundon pjesa e parë, Kosova 0-2 Suedia
Suedia ka shënuar dy gola në pjesën e parë të takimit kundër Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ludwig Augustinsson (12’) dhe Alexander Isak (35’) shënuan që të dy falë asistimeve nga Zlatan Ibrahimovic.
Nuk munguan edhe rastet për Dardanët, mirëpo mungoi konkretizimi.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1376248618043195398
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1376253533859815427