Kosova ishte nikoqir i Malit të Zi në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e gjashtë të fazës kualifikuese për ‘Euro 2020’. Skuadra jonë fitoi me rezultat 2-0 në takimin e vlefshëm për Grupin A.
Të zgjedhurit e Bernard Challandes arritën ta mbajnë gjallë ëndrrën për kualifikim, pasi kanë arritur tri fitore, dy barazime dhe një humbje në gjashtë ndeshjet e zhvilluara.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për detajet e kësaj sfide, e cila ishte shumë e rëndësishme për Kosovën.
Përfundon ndeshja
Kosova ka arritur një fitore të jashtëzakonshme (2-0) ndaj Malit të Zi në kuadër të fazës kualifikuese për ‘Euro 2020’.
Raste, spektakël dhe gola, kështu mund të përshkruhet me pak fjalë loja e skuadrës sonë.
90’+2 Florent Hasani hyn në fushë në vend të Bersant Celinës që ishte ndër më të mirët në lojë.
90′ Muriqi nuk e shfrytëzoi edhe një rast tjetër të Kosovës.
88′ Edon Zhegrova inkuadrohet në vend të Mërgim Vojvodës, i cili pati një paraqitje të mirë.
84′ Mosmarrëveshje mes futbollistëve të të dyja skuadrave. Kartonë të verdhë për Vojvodën dhe Vukcevicin.
82′ Anel Rashkaj inkuadrohet në vend të Herolind Shalës, i cili përshëndetet me ovacione nga publiku.
80′ Një aksion tjetër i bukur dhe një goditje fantastike nga Shala, por që ishte jashtë portës.
75′ Nuk ndalen rastet për skuadrën tonë, por nuk shfrytëzohen. Gjithçka nis nga Celina, por Muriqi në fund nuk e dërgon në rrjetë.
73′ Tentativë individuale nga Rashica që bllokohet nga një mbrojtës mysafir.
68′ Raste të shumta për Kosovën. Muriqi godet shtyllën, ndërsa Celina godet jashtë nga një aksion premtues.
60′ Pasim fenomenal nga Celina drejt Vojvodës, i cili harkoi ulët, por Hadërgjonaj nuk arriti ta fuste topin në rrjetë.
57′ Tjetër moment rreziku, pas një gabimi në mbrojtje, mirëpo përsëri portieri i Kosovës nuk lejoi befasi.
56′ Goditje qendrore me kokë e malazezëve, por i paluhatur është portieri Aro Muriqi.
50′ Edhe një goditje nga Rashica, kësaj here me të djathtë, por sërish jashtë portës.
Fillon pjesa e dytë
Pas dy golave të shënuar nga Kosova në pjesën e parë, ka filluar gjysma e dytë e takimit kundër Malit të Zi.
Në skuadrën malazeze është inkuadruar sulmuesi shqiptar, Fatos Beqiraj, ndërsa publiku e ka duartrokitur.
Statistikat e pjesës së parë
Përfundon pjesa e parë: Kosova 2-0 Mali i Zi
Me epërsi prej dy golash për Kosovën është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes kundër Malit të Zi. Dardanët ishin dominues gjatë fraksionit të parë, duke krijuar raste të njëpasnjëshme, ndërsa dy prej tyre i konkretizuan.
Kapiteni Amir Rrahmani (10′) dhe sulmuesi Vedat Muriqi (35′) ishin golashënuesit tanë.
https://www.youtube.com/watch?v=eka9Rqdp7MQ
https://www.youtube.com/watch?v=hd59HZNBOlk
Në fotografi: Festa e golit të dytë
42′ Goditje e jashtëzakonshme nga Benjamin Kololli nga një distancë e madhe, por shkoi mbi portë.
Më herët gjatë pesës së parë ka pasur një rrëmujë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e krijuar nga tifozët mysafirë.
Sigurimi i stadiumit ndërhyri menjëherë në drejtim të tyre dhe i qetësoi ata duke bërë që ndeshja të zhvillohej në normalitet.