Bullgaria nuk ka mundur t’i bëjë ballë Kosovës në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.
Stadiumi ‘Vasil Levski’ në Sofje ishte arena e sfidës së tretë kualifikuese të Përfaqësueses sonë, e cila kishte vetëm një objektiv – fitoren! Dhe ashtu ndodhi. Me një rikthim sensacional, Kosova fitoi me rezultat 3-2.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e kësaj përballjeje.
Kosova nuk dorëzohet, fitore e madhe në Bullgari me rikthim spektakolar
Kosova ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-2 ndaj Bullgarisë në një ndeshje që dhuroi shumë emocione. Fitorja e parë e Kosovës në grupe, por e dominuar me shumë raste.
Emocione, shumë gola, spektakël dhe tri pikë. Kjo ishte nata e Kosovës.
Golat dhe raportin e gjerë mund ta lexoni KËTU..
Mbyllet ndeshja, fitore historike – Kosova fiton në udhëtim te Bullgaria
Është mbyllur ndeshja me fitoren 2-3 të Kosovës ndaj Bullgarisë në Sofje.
Rashani shënon për 3-2
90+3 Elbasan Rashani ka shënuar me kokë pas asistimit të Milot Rashicës.
https://www.youtube.com/watch?v=T0mKenKYJkA
Minutat shtesë
Gjyqtari ka dhënë katër minuta shtesë.
89′ Rashica godet nga distanca, goditja përfundon jashtë portës.
Rashani shumë afër golit
87′ Rashani ishte shumë afër golit, por goditja e tij e ulët shkoi ngjit me shtyllën pingule. Sa të pafat që jemi!
85′ Kostadinov ndëshkohet me karton të verdhë.
Trysni e Kosovës në kërkim të golit
84-85′ Kosova bëri trysni duke pasur dy gjysmë-raste, por fati nuk ishte me ne dhe shifrat mbeten të pandryshuara.
Kosova afër golit
84′ Rashani gjuan me kokë pas harkimit të Rashicës, por goditja e tij shkon mbi portë.
82′ Elbasan Rashani rrezikon, por goditja e tij devijohet në rivënie këndore.
80′ Benjamin Kololli gjuan me kokë, por portieri bullgar nuk befasohet.
Kartoni i parë në ndeshje
78′ Besar Halimi ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje taktike.
Challandes kryen zëvendësimin e fundit
76′ Elbasan Rashani inkuadrohet në lojë në vend të Edon Zhegrovës.
Goli me kokë i Vedat Muriqit
Vedat Muriqi ka shënuar me kokë golin e barazimit 2-2 ndaj Bullgarisë.
Ky gol erdhi në minutën e 64-të pas asistimit të Benjamin Kolollit.
Vedat Muriqi de gollerine devam ediyor https://t.co/TEkB4t4HH9
— Exelansları Lugano (@exelanslariii) June 10, 2019
73′ Rashica provoi nga me një goditje nga distanca, por përfundoi jashtë portës.
70′ Georgi Iliev Rusev hyn në vend të Todor Nedelev.
Kosova gjen golin e tretë, por anulohet
67′ Kosova gjeti edhe golin e tretë me Vedat Muriqin, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Kosova barazon rezultatin ndaj Bullgarisë
64′ Kosova ka barazuar 2-2 ndaj Bullgarisë. Vedat Muriqi ka shënuar me kokë pas asistimit të mirë nga Benjamin Kololli.
62′ Anel Rashkaj inkuadrohet në lojë në vend të Idriz Vocës.
Florent Hadergjonaj debuton me Kosovën
62′ Florent Hadergjonaj është inkuadruar në lojë në vend të Mërgim Vojvodës.