Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova zhvilloi ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit 2 ne Ligën C të Ligës së Kombeve. Greqia është kundërshtari i Dardanëve që fitoi me rezultat 0-1.
Në të kaluarën, Kosova dhe Greqia ishin takuar dy herë në Ligën e Kombeve, njëra sfidë kishte përfunduar baras, kurse tjetrën e kishte fituar skuadra mysafire, ndërsa kjo ishte fitorja e dytë e Helenëve në këtë garë.
Këto skuadra kanë luajtur edhe në kualifikimet për Kampionatin Botëror dhe në të dyja përballjet kanë luajtur baras me rezultat identik (1-1).
Situata në grupin e Kosovës
Statistikat e ndeshjes
Përfundon ndeshja
Kosova e ka humbur me rezultat minimal (0-1) nga Greqia, ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Me gjithë paraqitjen e mirë dhe lojën taktike, Dardanët nuk arritën në marrin rezultat pozitiv.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Anastasios Bakasetas në minutën e 36-të.
Kosovo karşısında 1-0 öne geçen Yunanistanın golünü takımımızın oyuncusu Anastasios Bakasetas attı. pic.twitter.com/ghvSvGR7uU
— Turkish American Trabzonspor Fans Association (@tatfaorg) June 5, 2022
90’+4 Goditje e lirë për grekët që bllokohet në mur.
90’+1 Karton i kuq edhe për Aro Muric. Portieri do të mungojë ndaj Irlandës së Veriut.
90′ Momentet e fundit që Kosova të marrë një pikë në këtë takim. Gjyqtari ka dhënë pesë minuta shtesë.
83′ Harkim shumë i mirë nga Berisha dhe goditje e mrekullueshme me kokë nga Amir Rrahmani, por mbron portieri grek.
Valon Berisha dhe Ibrahim Dresevic inkuadrohen në lojë. Largohen Florian Loshaj dhe Betim Fazliji.
74′ Tjetër pritje e mirë nga Aro Muric, pas goditjes së lojtarëve kundërshtarë.
72′ Fidan Aliti përjashtohet me kartonin e dytë të verdhë. Kartonin e parë e mori në minutën e 51-të dhe pas kartonit të dytë të verdhë, ndëshkohet me të kuq.
70’ Tjetër aksion që nuk e ka përfundimin e duhur. Harkimi i Bytyqit nuk arrin te Muriqi.
68′ Një aksion që nuk përfundon si duhet. Muriqi nuk ia dal ta shërbejë Zhegrovën.
64’ Goditje shumë e mirë nga Edon Zhegrova, por topi shkon jashtë.
63’ Në anën tjetër një kundërsulm i shpejtë i grekëve, ndalet nga portieri Aro Muric, i cili e shpëtoi skuadrën nga golin i dytë.
62’ Përpjekje të skuadrës vendase për ta gjetur golin, mirëpo akoma nuk e kanë gjetur formulën e duhur për t’u treguar efektivë.
Tifozët duan barazimin e rezultatit
56′ Dy ndryshime te skuadra e Greqisë. Po ashtu dy ndryshime te Kosova.
Zymer Bytyqi hyn në vend të Milot Rashicës, kurse Benjamin Kololli zëvendëson Arbër Zenelin.
54’ Goditje nga Rashica, e cila devijohet, por intervenon portieri mysafir të larguar në goditje nga këndi.
53’ Derisa Dardanët përpiqeshin të sulmojnë, një harkim i papërshtatshëm godet transversalen e portës së Aro Muric.
Fillon pjesa e dytë
46′ Ka nisur pjesa e dytë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Helenët janë në epërsi me golin e Anastasios Bakasetas të shënuar në minutën e 36-të.