Haxhi Krasniqi ka fituar dy titujt WBO dhe WBA pas një ndeshje të fortë me 12 meçe.
Meçi
Rundi 1
Ka shërbyer që të dy boksierët të studiojnë kundërshtarin duke mos pasur grushte të forta.
Rundi 2
Boksierët kanë filluar të hapen dhe kuiste grushte. Krasniqi goditi disa herë, sikurse bëri edhe Doberstein.
Rundi 3
Luftë e fortë ku të dy boksierët kërkojnë goditje të forta. Krasniqi sulmon, ndërsa Doberstein lëviz mirë në ring. Nga lëvizja ai rrëshqet, por ngrihet në këmbë. Raund pozitiv për Krasniqin.
Rundi 4
Lufta vazhdon të jetë e barabartë, ndërsa Doberstein provokon herë pas here. Krasniqi po sulmon dhe po kërkon pikën e dobët të kundërshtarit.
Rundi 5
Kanë filluar grushtet e forta dhe në fillim të ruandit ishte Krasniqi më aktiv, ndërsa në fund gjermani.
Rundi 6
Raundi më interesantë deri tani ku të dy boksierët u hapën dhe luftuan.
Raundi 7
Ndeshja vazhdon të jetë e fortë dhe e barabartë. Ka edhe grushte të pastëra.
Vërehet lodhja, trajneri i thotë Krasniqit të jetë i saktë në goditje!
Raundi 8
Krasniqi e nis shumë mirë këtë raund me dy goditje të forta. I duhet patjetër fitorja pasi barazimi e mban kampion gjermanin.
Raundi 9
Hapen boksierët dhe ka grushte të forta. Superioritet kalon nga të dy anët herë pas here. Krasniqi dominon këtë raund.
Raundi 10
Ky raund nuk i takoi askujt ishte i balancuar. Trajneri i kërkon Krasniqit që të jetë i shpejtë.
Raundi 11
Super Krasniqi shpartallon kundërshtari me shumë goditje radhazi. Gjermanin mezi e mbajnë këmbët. Haxhiu tregon forcën. Edhe tre minuta drejt titullit.
Raundi 12
Krasniqi më i mirë në fund. Mbyllet meçi pritet vendimi i gjyqtarëve.
__________________________________________________________________