Site icon Telegrafi

LIVE: Kapet në Bruksel terroristi i Parisit, Salah Abdeslam (Video)

I dyshuari për sulmet e Parisit, Salah Abdeslam është kapur i gjallë, por i plagosur në një sulm të policisë anti-terror sot në Bruksel, raportojnë mediat lokale.

https://www.youtube.com/watch?v=y60wDzZt8yg

Para pak minutash janë dëgjuar të shtëna në rrethinën e Brukselit, përkatësisht në zonën e Molenbeek.

Informacioni nuk është konfirmuar në mënyrë zyrtare, shkruan BBC, mirëpo të shtëna të shumta janë dëgjuar në paralagjen Molenbeek të kryeqytet të Belgjikës, transmeton KP.

Kryeministri gjerman Charles Michel është detyruar që në mënyrë urgjente të lë samitin BE-Turqi në Bruksel, ka thënë një reporter i BBC-së.

Abselsalm është i dyshuari kryesor për sulmet e vitit të kaluar në Paris ku mbetën të vdekur 130 njerëz.

Ndërkohë, shenjat e gishtërinjve të tij ishin gjetur në një apartament në Belgjikë të martën e kaluar.

Abdelslam, shtetas francez i lindur në Bruksel, kishte jetuar në Molenbeek përpara se të ndodhnin sulmet e 13 nëntorit.

Që nga atëherë, ai ka qenë subjekt i një kërkimi të gjerë nga Policia, i cili thuhet të jetë anëtar i organizatës terroriste Shteti Islamik.

Exit mobile version