Telegrafi

LIVE: E premtja e përgjakshme e Munihut (Video)

Pas të shtënave në një qendër tregtare në Munih të Gjermanisë, ku nëntë persona mbetën të vdekur e 10 të lënduar, vazhdon arratia e sulmuesve dhe përndjekja e tyre.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth sulmit në Munih

Helikopterë me snajperistë qarkullojnë mbi hapësirën e qytetit. Lidhjet për në Munih janë bllokuar. Madje, ka mobilizim edhe të forcave speciale GSG

Sipas zëdhënësit të Policisë, mendohet se kemi të bëjmë me tre sulmues.

Qyteti u ka bërë thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpitë.

Mjekë e infermierë janë thirrur nëpër klinikat e qytetit. Një zëdhënës i Klinikës Universitare të Munihut vuri në dukje se është dhënë alarmi për “të plagosur në masë“.

Ende nuk dihet identiteti i sulmuesve.

Për më shumë lajme, në kohë reale, mund të ndiqni lajmërimet e mediave kryesore të botës, si më poshtë. /Telegrafi/