Site icon Telegrafi

Dueli Botërorit, emisioni i 30-të

Në Radio Televizionin Dukagjini transmetohet emisioni i radhës Dueli Botërorit që i kushtohet Kampionatit Botëror.

Gjatë ditës së shtunë është zhvilluar ndeshja për vendin e tretë në ‘Rusia 2018’ ndërmjet Belgjikës dhe Anglisë.

Belgët triumfuan me rezultat 2-0 për të siguruar vendin e tretë në turneun e sivjetmë, ndërkohë që anglezët u mjaftuan me vendin e katërt.

Mysafirët dhe analistët në panel i analizojnë këto përballje dhe japin parashikimet për finalen e madhe që zhvillohet ndërmjet Francës dhe Kroacisë.

Lexo po ashtu Lajmet nga DUELI BOTËROR

Mysafirët e emisionit të sotëm (e shtunë) janë:

Bylbyl Sokoli (trajner/analist)

Ismet Munishi (trajner/analist)

Granit Tërstena (gazetar)

Lumturie Muhadri (gjyqtare fubtolli)

Besfort Kosumi (gjyqtar futbolli)

Dueli Botëror është transmetuar çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini që nga fillimi i Kampionatit Botëror, ndërsa është udhëhequr nga Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi. /Telegrafi/

Exit mobile version