Site icon Telegrafi

Dueli Botërorit, emisioni i 26-të

Në Radio Televizionin Dukagjini transmetohet emisioni i radhës Dueli Botërorit që i kushtohet Kampionatit Botëror.

Të martën mbrëma është zhvilluar ndeshja e parë gjysmëfinale dhe është përcaktuar finalisti i parë. Me rezultat 1-0, Franca e ka mposhtur Belgjikën.

Ndërkaq, në Ligën e Kampionëve ka luajtur kampioni i Kosovës, Drita, që në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, ka pësuar humbje nga Malmo.

Nga ana tjetër, Shkëndija e Tetovës ka fituar me rezultat të thellë kundër ekipit uellsian, TNS.

Mysafirët dhe analistët në panel i analizojnë këto përballje dhe japin parashikimet për duelet e ardhshme.

Lexo po ashtu Lajmet nga DUELI BOTËROR

Mysafirët e emisionit të sotëm (e martë) janë:

Bylbyl Sokoli (trajner/analist)

Ismet Munishi (trajner/analist)

Leart Emini (futbollist)

Edona Zogu (IPKO)

Dueli Botëror transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj he Fisnik Zymi. /Telegrafi/

Exit mobile version