Në Radio Televizionin Dukagjini transmetohet emisioni i fundit Dueli Botërorit që i kushtohet Kampionatit Botëror.
Gjatë ditës së diel është zhvilluar finalja e turneut ‘Rusia 2018’ ndërmjet Francës dhe Kroacisë.
Les Bleus fituan me rezultat 4-2 dhe në këtë mënyrë iu gëzuan Kupës së Botës për të dytën herë në histori.
Mysafirët dhe analistët në panel i analizojnë këtë përballje në emisionin final të turneut më të madh botëror të futbollit.
Mysafirët e emisionit të sotëm (e diel) janë:
Bylbyl Sokoli (trajner/analist)
Ismet Munishi (trajner/analist)
Vedat Bajrami (aktor)
Osman Azemi (aktor)
Dueli Botëror është transmetuar çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini që nga fillimi i Kampionatit Botëror, ndërsa është udhëhequr nga Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi. /Telegrafi/