Në Radio Televizionin Dukagjini transmetohet emisioni i radhës Dueli Botërorit që i kushtohet Kampionatit Botëror.
Të mërkurën mbrëma është zhvilluar ndeshja e dytë gjysmëfinale dhe është përcaktuar edhe finalisti i dytë.
Ndërkaq, në Ligën e Evropës ka luajtur nënkampioni i Kosovës, Prishtina, që ka luajtur pa gola si mysafir i CS Fola Esch në Luksemburg.
Mysafirët dhe analistët në panel i analizojnë këto përballje dhe japin parashikimet për duelet e ardhshme.
Mysafirët e emisionit të sotëm (e mërkurë) janë:
Salvatore Cuoci (komandant i KFOR-it)
Fatos Berisha (regjisor)
Vjosa Berisha (regjisore)
Bylbyl Sokoli (trajner/analist)
Ismet Munishi (trajner/analist)
Dueli Botëror transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj he Fisnik Zymi. /Telegrafi/