Site icon Telegrafi

Dueli Botërorit, dita e 20-të

Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi (Foto: YouTube/Dukagjini)

Në RTV Dukagjini transmetohet emisioni i radhës i Duelit Botëror që i kushtohet Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.

Në kuadër të fazës së 1/8 së finales, të martën janë zhvilluar dy ndeshje, ashtu që mysafirët dhe analistët japin opinionet e tyre në lidhje me këto takime, por edhe për sportin në përgjithësi.

Natyrisht se eliminimi i Zvicrës nga Suedia është lajmi i hidhur për sportdashësit shqiptarë, të cilët kanë shpresuar që futbollistët tanë që i përfaqësojnë helvetikët, të shkojnë sa më larg.

Lexo po ashtu Lajmet nga DUELI BOTËRORIT

Nga ana tjetër, me rezultat 1-1 përfundoi koha e rregullt e ndeshjes ndërmjet Anglisë dhe Kolumbisë, e cila shkoi në vazhdime. Meqë nuk pati gola gjatë vazhdimeve, u ekzekutuan penalltitë, me ç’rast më të saktë u treguan Tre Luanët.

Dueli Botërorit (Foto: YouTube/Dukagjini)

Mysafirët e emisionit të sotëm (e martë) janë:

Ismet Munishi (trajner/analist)
Bylbyl Sokoli (trajner/analist)
Bekim Isufi (trajner i KF Drita)
Kreshnik Berisha (prezantues)
Flutura Mustafa (poete)

Kujtojmë se emisioni Dueli Botëror transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=TjWltmJQgaE

Exit mobile version