Telegrafi

Dueli Botërorit, dita e 11-të

(Foto: YouTube/Dukagjini)

RTV Dukagjini vazhdon me emisionin Dueli Botërorit që i kushtohet Kampionatit Botëror që këtë vit po zhvillohet në Rusi.

Mysafirët dhe ekspertët e futbollit i komentojnë ndeshjet e ditës së 11-të të turneut më të madh botëror të futbollit.

Ndeshjet e zhvilluara të dielën:
Angli 6-1 Panama (Grupi G)
Japoni 2 – 2 Senegal (Grupi F)
Poloni 0 – 3 Kolumbi (Grupi F)

Fanella që dhuron Telegrafi (Foto: YouTube/Dukagjini)

Mysafirë të emisionit të sotëm (e diel) janë:
Ismet Munishi (trajner/analist)
Bylbyl Sokoli (trajner/analist)
Adelina Emini (këngëtare)
Gen Zeqiraj (trajner fitnesi)
Dardan Belegu (zv.drejtor në RTV Dukagjini)

Dueli Botëror transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi. /Telegrafi/