Drita është shpallur kampione e Kosovës në futboll për herë të dytë në histori të klubit pas plot 15 vitesh pritje, pasi ka i maftuar një barazim prej 0-0 ndaj rivales së drejtpërdrejt, Prishtinës.
Në një atmosferë nga mbi 1200 tifozë të mbledhur në Shahin Haxhiislami, gjithçka ishte gati për spektakël.
Fusha ishte në gjendje të shkëlqyer dhe masat e sigurisë ishin të larta qysh në orët e hershme të mëngjesit për tifozët e flaktë të mbledhur në stadium.
Rastin më të mirë e pati Endrit Krasniqi në minutën e dytë, kur doli para portierit Visar Bekaj dhe nuk shënoi. Ky i fundit ishte hero në këtë takim.
Të dy skuadrat vazhduan me lojë të matur takimin, duke mos rrezikuar.
Në minutën e 32-të nga loja ishte përjashtuar Debatik Curri, pas një ndërhyrje të ashpër jashtë vijave që erdhi si kundërsulm nga një mundësi e lëshuar prej Mankendës.
Prishtina bëri ndryshime, por nuk u përshtat në lojë dhe nuk arriti të rrezikonte aq sa duhet portën rivale.
Pjesën e dytë kryeqytetasit e nisën më agresiv, teksa Drita ishte e kujdesshme. Në tribuna vazhdoi spektakli i dy tifozerive të flakta.
Prishtina provoi me disa dalje dhe harkime të tregohet e rrezikshme, por nuk ja doli të realizonte.
Drita në anën tjetër pati mundësinë dy herë të realizonte, por nuk kishte fat para portës së Visar Bekajt.
Pjesa e dytë u përshkua edhe nga lojë e ashpër me shumë ndërhyrje dhe tensione.
Në fund, me barazimin pa gola me rezultat 0-0, Drita shpallet kampion i Vala Superligës së Kosovës në futboll me 67 pikë në vendin e parë, tri pikë më shumë se Prishtina që shpallet nënkampione. Për Dritën kjo ishte ndeshja e 29-të pa humbje, një seri e jashtëzaknshme kjo.
Drita fiton kështu trofeun e çmuar pas 15 vitesh pritje. Ky është titulli i dytë i kampionit në histori të klubit gjilanas.
DRITA KAMPIONE E KOSOVES
Përfundon ndeshja me rezultat 0-0 dhe Drita shpallet kampione e Kosovës.
Katër minuta lojë shtesë, karton i kuq ndaj Armend Dallkut. Tashmë gjithçka ka përfunduar .
Minuta 87 – Harkon Bozovic, por nuk gjen asnjë prej bashklojtarëve për të shënuar. Fest ka nisur në tribunën e vogël Intelektuale.
Minuta 81 – Rast i qind për qindët për Dritën që nuk i jep fund dot dilemës.
Qindra Intelektualë kanë filluar festën jashtë stadiumit pasi mbetën pa bileta.
Minuta 79 – Mundësi e artë për Livorekën, humb përballë portierit Visar Bekaj. Në rastin tjetër në kundërsulm Pefqeli godet, por ishte e lehtë gjuajtja e tij.
Minuta 78 – Drita është kthyer në mbrojtje. Prishtina provon të krijojë aksion, por ndërpriten aksionet me lehtësi.
Minuta 70 – Tensione, harkim nga Bozovic. Vetëm korner. Mbrojtja e Dritës e pathyeshme.
Minuta 69 – Xhevdet Shabani krijon hapësirë bukur dhe lanson goditje të fuqishme e cila ndalet nga Visar Bekaj.
Minuta 67 – Ergyn Ahmeti kalon katër lojtarë në mënyrë fantastike dhe lanson projektil në drejti të portës së Dritës. Shumë afër golit Prishtina.
Zëvëndësim
Minuta 65 – Largohet nga loja Astrit Fazliu, Përparim Livoreka inkuadrohet në lojë te Drita.
Minuta 62 – Harkim fantastik nga goditja e dënimit e Xhevdet Shabanit. Drita për pak sa nuk kaloi në epërsi.
Minuta 59 – Harkon Osmani, kap topin portieri Rexhepi. Prishtina vazhdon ta kërkojë golin. Në fakt, i duhen dy gola…
Shaqiri: Forca Drita
Xherdan Shaqiri sërish e ka mbështetur Dritën në ndeshjen vendimtare për titull kundër Prishtinës.
Fubtollisti i famshëm shqiptar ka publikuar në Instagram edhe një fotografi, në të cilën ka pozuar me një bluzë me mbishkrimin “FC Drita – Intelektualët”.
Minuta 58 – “ikin sekondat, ikin minutat”, Drita po mbrohet fuqishëm, teksa Prishtina po provon të krijojë raste.
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, po e mbështet Prishtinën.
A bën një selfie?
Nuk ka si të mungojë në stadium kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Kërkesa të shumta për selfie me të në tribuna.
Minuta 49 – Bozovic krijon rast për Prishtinën, largon topin mbrojtja e Dritës. Mundësi serioze për Prishtinën e cila s’ka çka të humbë.
Prishtina duket më agresive në pjesën e dytë… edhe pse me një lojtar më pak.
Fillon pjesa e dytë, Prishtina bën ndryshim
Basit Khalid ka hyrë në lojë në vend të Mankendas me të filluar pjesa e dytë.