Në Radio Televizionin Dukagjini transmetohet emisioni i 24 me radhë Dueli Botërorit që i kushtohet Kampionatit Botëror.
Gjatë ditës së shtunë janë zhvilluar dy ndeshjen çerekfinale dhe janë caktuar edhe dy gjysmëfinalistët e fundit të turneut më të madh botëror të futbollit.
Anglia ka fituar me rezultat 2-0 kundër Suedisë, ndërsa Kroacia e ka eliminuar Rusinë pas penalltive (pasi ndeshja përfundoi 2-2).
Mysafirët dhe analistët në panel i analizojnë këto përballje dhe japin parashikimet për duelet gjysmëfinale që zhvillohen ndërmjet Francës dhe Belgjikës, dhe Kroacisë e Anglisë.
Mysafirët e emisionit të sotëm (e shtunë) janë:
Albena Reshitaj (ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor)
Kushtrim Reshitaj (gazetar)
Valon Syla – (gazetar)
Bylbyl Sokoli (trajner/analist)
Ismet Munishi (trajner/analist)
Dueli Botëror transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj he Fisnik Zymi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0h3zD4dBi-g