Telegrafi

LIVE: Apple prezanton iPhone 6s dhe 6s Plus

E fundit: IPhone 6s dhe 6s Plus do të hapet për para-porosi më 12 shtator, pastaj të dalin në shitje më 25 shtator. Çmimet janë të njëjta si për brezin e telefonave paraprak – iPhone 6, me të njëjtat opsione të hapesirës së brendshme prej 16, 64 dhe 128GB.

—-

Përveç 3D Touch, ekranet e iPhone ‘mbeten të pandryshuara nga viti i kaluar’.  Kjo do të thotë se modelet e reja iPhone 6s dhe 6s Plus vijnë me masat e njëjta prej 4.7 inç dhe 5.5 inç respektivisht, kanë rezolucion prej 750 x 1334 pikselëve dhe 1080 x 1920 pikselëve dhe densitet prej 326 piksel për inç dhe 401 për inç.

—-

Kamera e përparme e iPhone 6s është 5MP FaceTime HD, ndërsa sensori i famshëm për gisht TouchID vjen në gjeneratën e dytë të saj.

—-

Një detaj tjetër tepër i rëndësishëm që vjen në iPhone 6s janë fotot e “gjalla”, të cilat lëvizin menjëherë pas shkrepjes. Nuk janë video, janë fotografi të gjalla, të paktën kështu i përshkruan Apple.

Të dy modelet e reja të iPhone 6s do të vijnë me kamerën e reprej 12 mega-pikselëve iSight.

Më pas është thënë gjithashtu se kamera e iPhone 6S dhe 6S Plus do të mundëosjë edhe incizimin në cilësinë 4K.

M9, për herë të parë është ngulitur direkt në procesorin kryesore A9. Nga jashtë, iPhone 6S Plus do të jetë në dispozicion në një ngjyrë të re të quajtur Rose Gold.

—-

iPhone i ri 6S Plus do të vijë me një procesor të ri, A9, i cili premton të jetë 70 për qind më i shpejtë se modeli i tanishëm A8 nga Apple, me performancën deri në 90 për qind më të mirë grafike.

—-

Edhe iPhone 6S Plus e ruan madhësinë e ekranit të mëhershëm me 5.5" në Retina, por këtë herë Apple ka thënë se e ka mbuluar atë me një lloj të ri të xhamit i cili është më i fortë dhe më i ashpër, të cilin Apple e përshkruan si më të fortin në industri.

—-

Më pas Apple ka thënë se edhe mbështjellësi i metalit është i bërë me material të njëjtë sikurse të aeroplanëve dhe kjo bën që asnjë përdorues i Apple të mos brengoset nëse iPhone 6s Plus do të lakohet.

iPhone 6s do të ofrojë gjeneratën e re të procesorit – A9. Me 3D Touch mundëson shumë gjëra, duke e kthyer secilën prekje në një veprim, në mesazhe, në aplikacione, në bërjen e selfieve brenda aplikacionit.

Më pas, Apple ka thënë se tashmë edhe aplikacionet e jashtme si DropBox dhe Facebook, apo Instagram e kanë testuar teknologjinë e re të prekjes 3D Touch dhe mundësinë e reja të ofruara nga iPhone 6s janë fenomenale.

E konfirmuar: iPhone quhet iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus

Ekrani i iPhone 6s do të vijë me të ashtuquajturin 3D Touch, që e detekton kapacitetin e prekjes së ekranit.
Madhësia e ekranit të iPhone 6s dhe 6s Plus është e njëjtë me modelet ekzistuese të iPhone 6.

Sipas Apple, me 3D Touch është kombinuar hardueri dhe softueri që e japin një mundësi të pamenduar më parë të prekjes së ekranit. Më pas është thënë se iPhone 6s duket njëjtë, po ajo që ndryshon në këtë model është gjithçka.

 

Tim Cook, drejtori ekzekutiv i kompanisë ka deklaruar se kjo pajisje, do të jetë “e ardhmja e televizionit”, duke shtuar se paisja e re televizive do të ketë program të ri OS, dyqanin online App Store, dhe integrim të thellë me Siri.

Për më shumë, Apple TV – versioni i ri i 2015 pritet të ketë telekomandues dhe touch screen dhe me mikorofon, që i mundëson përdoruesve të kërkojnë materialet televizive me anë të zërit, pra përmes Siri.

Apple TV do të vijë në treg në tetor, dhe është thënë se do të jetë në dispozicion në më shumë se 100 vende të ndryshme të botës.

Megjithatë, tipar i ngjashëm në telekomandues nuk është risi e sjell së pari nga Apple, për shkak se deri tani konkurrentët si Samsung, Amazon dhe Xbox kanë ofruar opsione të ngjashme.

—-

Çka është 3D Touch?
E parë fillimisht si teknologji me emrin Force Touch në modelet e reja të MacBook dhe Apple Ëatch, 3D Touch është teknologjia e ekranit të iPhone e cila e kupton se sa përdoruesi po e shtyp ekranin. Një prekje e thjeshtë e ekranit të telefonit e realizon një veprim, ndërsa nëse ju e klikoni më shumë ekranin, atëherë një veprim i dytë është në dispozicion. (Telegrafi)